DURRES, 14 qershor 2013 – Kryeministri Berisha ka zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit për të zhvilluar takimet në kuadër të fushatës elektorale. 

Kreu i ekzekutivit ka kryer një sërë takimesh, ku fillimisht është takuar me qytetarë të zonës së ish-Kënetës, ndërsa më pas Berisha ka bërë një shëtitje në këmbë në bulevardin kryesor të qytetit, i cili nis nga Sheshi Liria deri tek Torra Veneciane. 

Gjatë takimit me kryeministrin, qytetarët durrsakë janë treguar mjaft kuriozë për jelekun antiplumb të kryeministrit dhe nuk kanë ngurruar për t'a prekur nga afër dhe t'a pyesin mbi këtë kuriozitet.

Ka qenë pikërisht një zonjë e moshuar, e cila ka marrë guzimin për t'a vërtetuar këtë gjë. 

Ajo e përqafoi dhe verifikoi se kryeministri nuk ishte me jelek antiplumb. 

Ndërsa kryeministri i tha se jeleku antiplum është një gënjeshtër dhe aspak e vërtetë. 

Më pas kreu i qeverisë së bashku me kandidatët për deputetë të Durrësit ka lëvizur në këmbë në rrugën tregëtare nga bashkia deri tek Torra Veneciane, duke takuar qytetarë e pronarë të subjekteve tregëtare. 

Së bashku me qytetarët kryeministri ka dalë në fotografi, është ulur e ka biseduar me ta, duke u kujtuar të votojnë PD për mandatin e tretë.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/