DURRES, 14 qershor 2013 – Në shtatë KZAZ-të e Qarkut Durrës kanë mbërritur baza e parë materiale e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Baza materiale e mbërritur ditën e sotme, përfshirë kutitë e votimit, dhomat e fshehta, ndërsa në ditët në vijim pritet të mbërrijnë edhe fletët e votimit, vulat, etj me qëllim që të jenë gati për një proces normal zgjedhor.
Qendrat e KZAZ-ve janë pajisur me kamera dhe me të gjitha materialet e tjera të nevojshme përfshirë këtu hapësirat dhe për vëzhguesit dhe qytetaret.
Ndërkaq nga ana e pushtetit lokal, ka përfunduar përcaktimi lidhur me vendodhjen e qendrave të votimit ne 16 njesite vendore në rang qarku.
Në prefekturën e Durrësit mësojmë se janë ngritur 444 qendra votimi për një proces të lirë zgjedhor.
Për zgjedhjet parlamentare të “23 qershorit të 2013” në qarkun e Durrësit llogariten 25 6073 votues, të cilët pritet ti drejtohen kutive të votimit për të përfaqësuesit e tyre në parlamentin shqiptar.
KZAZ-ët në Qarkun Durrës
KZAZ Nr 19
Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Krujë
KZAZ Nr 20
Shkolla "Leonik Tomeno", Durrës
KZAZ Nr 21
Pallati i Kulturës Shijak, Shijak
KZAZ Nr 22
Fshati Shënavlash Palestra e Shkollës, Rrashbull
KZAZ Nr 23
Pallati i Sportit "Ramazan Njala", Durrës
KZAZ Nr 24
Pallati i Kulturës '' Aleksandër Moisiu", Durrës
KZAZ Nr 25
Shkolla Artistike "Jan Kukuzeli", Durrës
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





