Një djalë pyet të dashurën e tij nëse dëshiron të martohet me të në një mënyrë krejt të pazakontë, duke i fshehur unazën në një sanduiç me fileto pule… dhe ajo i tha: PO
Ky ka qenë propozimi më i shëmtuar i bërë ndonjëherë për martesë, por ajo ka pranuar.
Kjo foto e postuar në Facebook tregon një unazë diamanti e futur brenda një simiteje, e cila duket si një sanduiç pule.
Vajza e lumtur ka postuar në Facebook për të ndarë me miqtë e saj fotografinë me mënyrën se si i fejuari i saj i ka propozuar për martesë.
Ajo ka komentuar vetëm: "Unë thashë po".
Anna – mbiemri i të cilës është errësuar në foto – duket se është kënaqur vetëm me një sanduiç pule.
Foto kishte marrë 55 pëlqime nga shokët e vajzës në Facebook.
Foto, e cila ka bërë disa xhirime online, nuk ofron asnjë sfond.
Nuk mund të vërtetojë që 'Dennis' në fakt i ka propozuar asaj për martesë me një unazë mbi një sanduiç pule. Kjo foto mund të jetë një mashtrim.
Ka, natyrisht, plot histori të gjata romantike të djemve që u propozojnë vajzave për martesë me unaza të fshehura në ushqim, Shampanjë dhe madje edhe brenda gatimeve janë përdorur me sukses në të kaluarën.
Megjithatë, është e paqartë se pse Anna e ka quajtur romantike zbulimin e një unaze martese, ndërsa ajo ishte duke ngrënë një sanduiç pule.
Kështu si po shkon puna me propozimet për martesë, kjo mënyrë propozimi me sanduiç pule mund të jetë ngjitëse, por të paktën ky ishte i suksesshëm.
YouTube është mbushur plot me video të personave, të cilët e ndjehen ngushtë nga partnerët e tyre, duke u propozuar publikisht dhe duke u refuzuar prej tyre.
Një nga videot më të dhimbshme është kur një djalë i ri i bie në gjunjë një vajze në një restorant, duke i thënë se jeta e tij nuk ka qenë e njëjtë që nga koha kur ai u takua me dashurinë e tij Karolinën një vit më parë. Ai kishte paguar edhe një djalë me kitarë, i cili i këndoi serenatën "Sweet Caroline", vajzës me të cilën ai dëshironte të martohej.
Ajo vuri duart e saj mbi fytyrë e tmerruar duke thënë “O Zot, o Zot” dhe u largua me shpejtësi.
Pas dy minutave edhe djali rendi pas saj për të sqaruar çështjen e tij.





