DURRES, 14 qershor 2013 – Pjesëtarët e skuadrës së Rilindjes në Durrës Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj dhe Esmeralda Shkjau kanë zhvilluar takime me tregtarët e tregut industrial të Durrësit.

Ata janë njohur nga afër me hallet e problemet e tregtarëve në këtë treg ku problemi kryesor është ulja drastike e fuqisë blerëse si pasojë e rrënimit të ekonomisë gjë që i ka çuar këta tregtarë në prag të falimentimit.

Nga ana e tyre Spahiu e Beqaj i kanë njohur tregtarët me programin e Rilindjes dhe të gjitha lehtësirat që ofron ky program për këtë kategori.

Nga ana tjetër pjesëtarët e ekipit durrsak të Rilindjes deklaruan se rilindja e ekonomisë nga zbatimi i programit të PS të Rilindjes do të sjellë shtimin e fuqisë blerëse dhe lehtësimin e këtij biznesi.

Tregtarët e tregut industrial i kanë dhënë mbështetjen e tyre kandidatëve socialistë për deputetë duke u shprehur masivisht se vetëm programi i Rilindjes dhe qeveria socialiste janë e vetmja shpresë për rimëkëmbjen e vendit.