TIRANË, 13 qershor 2013 –Krerët e Akademisë së Shkencave nënshkruajnë symbyllur shkresa ku është zhdukur shkronja “ë”, madje dhe kur dokumenti zyrtar ka gabime pikësimi apo drejtshkrimore.
“Dyrrah”-u po u paraqet lexuesve të vet në faqen e saj në internet fotografinë e njoftimit të fituesit të kontratës për shtypshkrime në buletinin e 10 qershorit 2013 të Agjencisë së Prokurimit Publik (shih foton 1).
Si rëndom në këtë buletin, që shquhet për padituri të skajshme gjuhësore, në njoftim është zhdukur shkronja e alfabetit të gjuhës shqipe, “ë”-ja, si dhe ka gabime shtypi, pikësimi, drejtshkrimore.
Por habia është më e madhe kur vëren se shkresën e mësipërme e ka dërguar Akademia e Shkencave.
Ndërkohë në buletin ka dhe institucione botore si Biblioteka Kombëtare që janë shembull në respektimin e rregullave të gjuhës shqipe, pasi drejtori i saj, studiuesi, përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Aurel Plasari, nuk nënshkruan symbyllur.
Nëse Plasari tregohet i kujdesshëm, kjo është gjë normale siç duhej të ishte për kreun e Akademisë së Shkencave, matematikanin Gudar Beqiraj.
Nga ana tjetër, shkakton habi të dyfishtë rasti i Akademisë së Shkencave kur e ballafaqon me njoftimin e Shërbimit Informativ të Shtetit (shih foton 2), që tregon më tepër kujdes akademik se sa enti botor që quhet Akademia e Shkencave.
Është fyerja më e madhe që i bëhet njërit prej themeluesve në vitin 1972 të Akademisë, Eqrem Çabej (1908-1980), babai i drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Me këtë rast dëshirojmë të tërheqim vëmendjen dhe për shkujdesjen që tregohet nga entet botore për vendosjen në kompjuterë të programit të vetëqortimit automatik për gjuhën shqipe.
Këtë gjë e di mirë kryetari Beqiraj.
Në të ardhmen do të merremi me analfabetë të tjerë funksionalë si rektorë universitetesh, ministër Arsimi dhe Shkence dhe kolegë të tij të dikastereve të tjera, etj.
Ja teksti
AKADEMIA E SHKENCAVE
FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT
Për: “KRISTALINA-KH” adresa: Rruga: “Lord Bajron” Laprake, Tirane.
Procedura e prokurimit: Kerkese per propozim
Përshkrim i shkurtër i kontratës: ” Shtypshkrime libri dhe periodike”
Kohëzgjatja e kontrates deri me 31.12.2013.
Fondi limit: 1.250.000 (njemilion e dyqindepesedhjetemije)leke pa TVSH.
Burimi i financimit: Buxheti i shtetit
Data e zhvillimit te procedures se prokurimit: 24.04.2013
Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri]
Njoftojme se, kane qene pjesemarres ne procedure keta ofertues me vlerat perkatese te ofruara:
1. “KRISTALINA-KH” K11501002D
Vlera 1 116 600 (njemilion e njeqindegjashtembedhjetemije e gjashteqind)leke, pa TVSH
2. “Adel CO” L22117021M
Vlera 996 500 (nenteqindenentedhejtegjashtemije e peseqind)leke, pa TVSH
4. “MALUKA” J714224009P
Vlera 1 192 900 (njemilion e njeqindenentedhejtedymije e nenteqind)leke pa TVSH.
Jane skualifikuar ofertuesit e meposhtem:
1. “Adel CO” L22117021M
Perkatesisht per arsyet e meposhtme:
Komisioni i Vleresimit te Ofertave, vendos te skualifikoje oferten ekonomike te bashkimit te operatorit “Adel CO pasi mungon verrtetimi nga Dega e Tatim Taksave për xhiron vjetore të realizuar në vitet 2010- 2011 dhe sipas interpretimit te APP me shkrese nr.5034/1 date 06.05.2013.
Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë : “KRISTALINA-KH”shpk
adresa: Rruga: “Lord Bajron” Laprake, Tirane se oferta e paraqitur, me një vlerë prej 1 192 900 (njemilion e njeqindenentedhejtedymije e nenteqind)leke pa TVSH, është identifikuar si oferta me e suksesshme.
Rrjedhimisht, jeni i lutur të paraqisni pranë Akademise se Shkencave, Adresa : Sheshi “Fan NOLI” nr 7, Tiranë , Nr. Tel/Fax: 04 222 7476, kopjen e nënshkruar të formularit të kontratës dhe të sigurimit të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e tenderit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.
Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar “Adel CO”shpk oferta e të cilit është dorëzuar me një vlerë prej 1 192 900 (njemilion e njeqindenentedhejtedymije e nenteqind)leke, pa TVSH siç parashikohet në nenin 58 të ligjit për prokurimet publike nr.9643 date 20.11.2006
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 20.05.2013
Ankesa: ka ose jo
(nëse ka) ka marrë përgjigje në datë
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





