TIRANË,13 qershor 2013 –Zgjedhjet e 23 qershorit “i marrim shumë seriozisht, sepse na intereson vërtet e ardhmja e Shqipërisë dhe SHBA-ja, qeveria e saj, kanë ka adresuar burime të mëdha në mënyrë që të ndihmojmë me përpjekjen e zgjedhjeve”, 10 ditë para zgjedhjeve, Uashingtoni ka ngarkuar ambasadorin Aleksandër Arvizu të denoncojë aspekte negative të fushatës elektorale dhe ka paralajmëruar që nuk do të tolerojë shkelje.
Një nga emisionet më elitare të medieve vizive sikurse është “A show” i televizionit rajonal “Vizion Plus” ka intervistuar në mbrëmjen e 12 qershorit shefin e misionit amerikan në Tiranë.
Gazetarët me përvojë Adi Krasta dhe Lutfi Dervishi kanë biseduar hapur për aktualitetin e pikut të fushatës elektorale, ku herë pas here ambasadori ka hequr dorezat diplomatike dhe është shprehur më i drejtpërdrejtë.
Gazetat e ditës në print dhe on-line kanë nënvizuar disa deklarime mbi blerjen e votave, kërcënimet për vendin e punës, përdorimin e fondeve publike, dhunën “kështu që ka probleme. Janë shqetësuese disi”.
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë nuk ka përtuar të ripërsëritë se “ne dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe shqiptarë kanë shprehur një shqetësim lidhur me KQZ-në. Nuk është skicuar që të funksionojë me 4 komisionerë, por me 7. Ne kemi folur qartë se sa të zhgënjyer ishim”.
Nga ana tjetër Arvizu ka synuar të qetësojë opinionin publik: “Do të qëndrojmë në kontakt dhe pres që të mbulojmë 12 qarqet, pjesën më të madhe të qarqeve, veçanërisht në ato ku mund të ketë veprime më të ndezura. Ne do të punojmë së bashku para së gjithash me ODHIR-in, por edhe me kolegët e BE-së, edhe me shtetet anëtare, KE-në, OSBE-në. Vëzhguesit janë këtu dhe ne duam që qytetarët të përfitojnë prej kësaj mundësie”.
“Dyrrah”-u ka zbardhur një pjesë të konsiderueshme të bisedës në “A show”, në mungesë të versionit zyrtar të Ambasadës së SHBA në Tiranë, gjë që nuk përjashton edhe pasaktësi.
INTERVISTA
Z. Ambasador, tashmë keni një përvojë në numërim…
Kohët e fundit koha ka qenë shumë e freskët në fakt dhe shpresoj të jetë e freskët në të gjitha pikëpamjet.
Klima e zgjedhjeve në Shqipëri është shumë interesante, por cili është problemi më shqetësues, sipas këndvështrimit amerikan për sa u përket zgjedhjeve?
Para së gjithash, më duhet të them që inkurajohem tek shoh që shumë gjëra që tanimë po zhvillohen. Presim me kënaqësi që të shohim një shtet drejt fitores dhe kjo është diçka e mirë, por fatkeqësisht po shohim disa probleme të lehta. Kisha shpresë që të mos i shihja, por ja që po i shohim sërish. Do të donim të shikonim zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një zhvillim të mëtejshëm të procesit demokratik. Ka disa probleme, të cilat kanë dalë në fushatë dhe ne nuk mund të surprizoheni, nuk duam që të zhgënjehemi. Jam i sigurt që do të flasim për këtë fakt më shumë, por po shikojmë përpjekje të ndryshme, të cilat ndihmojnë në mënyrën se si votojnë njerëzit, ndoshta përmes përpjekjes për t’i marrë pak para, ose perspektiva për një vend pune, ose në ndonjë rast edhe kërcënim, që do të thotë humbje e vendit të punës. Po shohim raste me të cilat njerëzit po çinkurajohen nga votimi. Po shohim raste kur burimet po përdoren si në nivel qendror dhe vendor, kështu që ka probleme. Janë shqetësuese disi.
Disa shkelje janë serioze, por a po e humbasim ne epitetin për të pasur zgjedhje të ndershme?
Është shumë herët për ta thënë këtë. ODHIR-i ka nxjerrë një raport ndërmjetës, ku ka shtjelluar saktë shqetësimet e tyre. Ka shumë njerëz që kanë përshkruar disa prej problemeve, por mendoj se është shumë herët për ta thënë këtë. Do të doja të isha optimist, për shkak se kjo është ajo që shqiptarët meritojnë, por gjithashtu jemi realistë dhe do të na duhet të presim.
Si do t’i monitoroni, vëzhgoni zgjedhjet territorialisht në Shqipëri? Keni një personel kaq të madh?
Jam i kënaqur që t’ju informoj se këto zgjedhje i marrim shumë seriozisht, sepse na intereson vërtet e ardhmja e Shqipërisë dhe SHBA, qeveria e saj, kanë ka adresuar burime të mëdha në mënyrë që të ndihmojmë me përpjekjen e zgjedhjeve. Ne po ofrojmë rreth 1 milion dollarë nga paketa e taksapaguesit amerikan, në mënyrë që të ndihmojmë në aspekte të ndryshme të zgjedhjeve. Dhe kjo përfshin edhe teknologjinë e informacionit soft në KQZ, gjithashtu koalicionin e vëzhguesve vendorë dhe nisma të tjera, në mënyrë që të shkojnë dhe të monitorojnë qarqet e ndryshme. Do të qëndrojmë në kontakt dhe pres që të mbulojmë 12 qarqet, pjesën më të madhe të qarqeve, veçanërisht në ato ku mund të ketë veprime më të ndezura. Ne do të punojmë së bashku para së gjithash me ODHIR-in, por edhe me kolegët e BE-së, edhe me shtetet anëtare, KE-në, OSBE-në. Vëzhguesit janë këtu dhe ne duam që qytetarët të përfitojnë prej kësaj mundësie.
Duket se një nga problemet është KQZ-ja, për të cilën janë harxhuar paratë e taksapaguesit amerikan, por sa i rrezikon kjo zgjedhjet edhe nën dritën e rreptë të vëzhguesve?
Mendoj se do të ishte e drejtë të thosha që ne dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe shqiptarë kanë shprehur një shqetësim lidhur me KQZ-në. Nuk është skicuar që të funksionojë me 4 komisionerë, por me 7. Ne kemi folur qartë se sa të zhgënjyer ishim. Do të doja ta përdorja këtë mundësi për të thënë që procesi është shumë i rëndësishëm. Duke folur me përfaqësues të partive politike, në një farë mënyrë kam thënë se asnjë palë nuk është e shqetësuar për situatën në KQZ.
Jo aq sa jeni ju?
Jo, nuk janë sepse të dyja palët janë të interesuar me çdo lloj kushti në fitimin e zgjedhjeve. Janë të interesuara për fitoren dhe e nënkuptojnë këtë. Ne jemi neutralë, asnjanës, se kush i fiton zgjedhjet. Ne na intereson që të zhvillohet një proces i drejtë, pavarësisht se kush fiton, por kur mekanizimi i KQZ-së dhe rregullat ndryshohen në mes të rrugës, atëherë krijon efektin e kundërt dhe humbet besimin e njerëzve në Shqipëri në këtë provë. Kështu që do t’u thosha partive politike që mekanizmi është ndryshuar, ndaj do të na duhet të punojmë së bashku që të përpiqemi që ta kalojmë këtë situatë. Ajo që më shqetëson mua është se është ndryshuar mekanizmi. Ata kanë marrë disa vendime, e di që disa prej tyre i janë referuar Kolegjit Zgjedhor, e përsëris, kjo është një shenjë çinkurajuese. Nuk i shoh çështjet e pakapërcyeshme, por është burim i vazhdueshëm shqetësimi. Në një ditë zgjedhjet do të duhet të certifikohen apo jo dhe duhet të bëhen në shumicë, do t’u duhet të shkojnë në Kolegjin Zgjedhor.
Çfarë do të ndodhë nëse do të kishim rezultat 70 me 70 apo 69 me 68, me tri qarqe të pavendosura.
Do të doja që njerëzit ta kishin menduar pak më shumë vendimin e parlamentit për shkarkimin e z. [Ilirian] Muho.
Është ky një shqetësim i pavend i opinionit publik në vend?
Para së gjithash, flas edhe në emër të ambasadorëve, edhe të z. Sekui, i cili e kishte të pamundur që vinte sonte këtu, por ne flasim shpesh dhe pikëpamjet tona përputhen plotësisht.
Skenari më i mundshëm që ju parashikoni në këto zgjedhje?
Ka skenarë të këqij, por edhe të ndryshëm, por duke parë realitetin aktual, është jo e këndshme. Unë kam kaluar kohë me drejtoreshën e ODHIR-it, ajo ka shumë përvojë dhe ka qenë në disa vende shumë të vështira, ndaj ndjehem shumë mirë që ajo drejton misionin, por ka situatë ngërçi. Të gjithë ne kemi thënë që sjellja e institucioneve, aftësia për të parë një interes më të gjerë, është vërtet më kryesorja dhe ne SHBA-të do të shohim aktorët individualë, politikë që të veprojnë me ligjin, që të mos marrim veprime kapriçioze. Siç ka një shqetësim tjetër, që ka lidhje me dhunën, siç kemi parë deri tani, me kandidatin për deputet. Dhe për sa i përket rezultatit të votimit, nëse do të ishte shumë pranë, kemi parë që të dyja palët të shprehin fitoren. Ndaj duhet t’i marrin gjërat në mënyrë të qetë. Një rol ka Presidenti i Republikës, sepse ai është mbi palët. Z. Nishani ka qenë për shumë kohë në PD, por tani është President i Republikës.
Populli është i shqetësuar se marrëdhëniet tuaja me Kryeministrin janë përkeqësuar pa kthim këto kohë zoti Ambasador. Janë zbutur gjerat apo vazhdon ta shmangni njeri-tjetrin?
Të dy ne kemi punën që duhet të kryejmë. Kam një marrëdhënie, e cila bazohet në mirëkuptim. Ai është kryeministër, unë përfaqësoj SHBA. SHBA dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe përgjigja ime kryesore është që të përfaqësoj vendin tim, presidentin tim, që marrëdhëniet të jenë të frytshme dhe produktive. Si kreu i qeverisë së Shqipërisë, ai e kupton që ai nuk ka nevojë as ta kuptojë se ai e ndjen, ai e di që kjo pasqyrohet në atë që ai thotë dhe atë që ai bën, që miqësia dhe partneriteti më Amerikën është më kryesorja dhe shkëlqyeshëm që është aty. Por, cilido që aspiron që të qeverisë Shqipërinë, duhet ta bëj këtë një përparësi kryesore. Kështu që, kemi pasur ndryshimet tona, herë pas here po. Kjo është në rregull, madje është përsosmërisht. Por, të dy fokusohemi që vendet tona të punojnë së bashku, ndërkombëtarisht e në rajon. Ai më kupton mua shumë mirë, unë e ndjej që po e kuptoj atë më mirë dhe nuk parashoh ndonjë vështirësi në këtë fushë.
Nëse zgjedhjet kontestohen, cili është qëndrimi i SHBA-ve?
Zakonisht ne themi që kjo është një përgjigje hipotetike. Parasë së gjithash, ne nuk hyjmë në nocione të paracaktuara. Asnjë rezultat nuk është i paracaktuar. Ne kontaktojmë me njerëzit. Kryetari i bashkisë së Kukësit ndryshoi, shkoi te LSI-ja, por a është procesi që respektohet dhe a do të përmbahen rregullat? Dhe njerëzit do ta dinë. Besoj se konsensusi do të njihet dhe do të konsultohemi, sepse do të takohemi shumë, do të flasim. Pra, është në interesin e të gjithëve që ky proces të ecë sipas rregullave, por jo sipas rezultateve të paracaktuara. Ne jemi realistë. Ne kemi parime, kështu që gjëja më e rëndësishme është t’i quajmë gjërat ashtu siç i shohim. Unë e shoh këtë si shumë pozitive. Populli shqiptar meriton një rezultat që reflekton vullnetin e njerëzve. Gjithçka që mund të them është që ne jemi optimistë dhe besimplotë dhe njerëzit do ta dinë. Nuk besoj që do të jetë një mister kur disa njerëz do të thonë nuk ishte i drejtë, i lirë dhe ndershëm dhe disa të tjerë do të thonë që këto zgjedhjet ishin të mirat që janë zhvilluar ndonjëherë. Unë besoj se konsensusi do të lindë. Kemi dëgjuar për mënyra të ndryshme si duhet të votojnë njerëzit. Nëse unë do të merrja para, më duhet të shkoj dhe të sigurohem që kam votuar në atë formë. Me duhet të marrë celularin dhe të bëj një fotografi fletës së votimit si një prove që unë kam votuar në atë formë të caktuar. Kur e dëgjova për herë të parë këtë unë thashë, e keni seriozisht? Kjo është shaka. Dhe jo më thanë kjo është serioze dhe ka persona që po i thonë të tjerëve që kjo është mënyra se si do i mësojmë dhe unë kam thënë ka një term në gjuhën angleze, që në shqip do të thotë është një skemë që përdoret nga trupeshqit, ndërsa në anglisht është një skemë që përdoret nga dikush që e ka trurin të vogël sa një lepur. Kjo është qesharake, kështu që po vëzhgove votimet, nëse shikoni dikë që po nxjerr celularin, atëherë thoni shihni atë person. Nuk mund ta imagjinoj që do ndodhë një gjë e tillë. Kjo është turpëruese. Shqipëria në 2013 nuk ka nevojë që të ketë këtë farë marrëzie, që votat e tyre të numërohen siç duhen dhe në kohën e duhur. Bëjeni të thjeshtë dhe mos e bëni të komplikuar dhe të gjitha gjerat do të funksionojnë pastaj.
Pyetja që lind natyrshëm është, cili është problemi më shqetësues në lëmin që një palë zgjedhje shkaktojnë?
Para së gjithash më duhet të them që inkurajohem kur shoh shumë gjëra që po zhvillohen. Të dy koalicionet kryesore janë besimplota, presin me kënaqësi zgjedhjet, zgjedhësit janë besimplotë, të dyja palët shikojnë e drejt fitores. Fatkeqësisht, po shohim disa probleme të njëjta që njerëzit kanë shpjeguar më parë. Para se fushata të niste kisha shpresë që të mos i shihja, por i shikojmë sërish. SHBA duan zgjedhje të lira dhe të ndershme, siç bëri sekretarja Klinton të qartë. Përtej zgjedhjeve të lira, do të donim të shihnim një proces demokratik, por ka disa probleme që kanë dalë në fushatë dhe s’duam që të zhgënjehemi. Por shikojmë përpjekje që të ndryshojmë në mënyrën se si shikojnë njerëzit, ndoshta përmes përpjekjes për të marrë para, për vend pune apo kërcënime, domethënë humbje të vendeve të punës. Po shohim raste kur njerëzit shkurajohen nga votimi. Po shohim kur burimet publike po përdoren për të çuar para fushatën. Po flas si në nivel qendror dhe në nivel vendor. Në qoftë se ndalemi pak tek raporti i OSBE/ODIHR-it, duket se ka probleme serioze dhe një nga problemet serioze është çështja e KQZ-së.
Në ç’masë çështja e KQZ-së i rrezikon zgjedhjet dhe në dritën e vëzhgimit të mprehtë të raportit të ndërmjetëm, ku thuhet që KQZ-ja ka marrë vendime me katër vota kur duheshin 5 anëtarë?
Mendoj që do të ishte e drejtë të thosha që ne dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë si dhe shqiptarët gjithashtu, kanë shprehur një shqetësim për zhvillimet me KQZ-në dhe kjo është larg ideales. Situata me të cilën përballet KQZ-ja dhe nuk është skicuar të funksionojë me katër anëtarë, por është menduar të funksionojë me shtatë anëtarë. Jemi shprehur sa të zhgënjyer ishim dhe ndoshta nuk është kaq konstruktive që t’i kthehemi të gjithë historisë, por me që bëtë pyetjen doja t’ju thosha që procesi është shumë i rëndësishëm. Dhe duke folur me përfaqësues të partive politike, në një farë mënyrë kam ndjesinë që asnjë palë nuk është veçanërisht e shqetësuar për situatën e KQZ-së.
Si ambasadë jeni përgatitur dhe për variantin më të keq të mundshëm, cili skenarin më të keq të mundshëm që ju parashikoni në këto zgjedhje?
Ka skenarë nga më të këqijtë të llojeve të ndryshme, por ajo që ne kemi kujdes dhe realitetin aktual është mundësia e një ngërçi. Dhe ngërçet ndodhin, mbrëmë kam shpenzuar tre ore darkë me Koni Mek Kormak, drejtoreshë e OSBE/ODIHR-it; ajo është amerikane dhe gjatë tre orëve kemi shpenzuar 1 ore duke folur për Shqipërinë dhe 2 orë për SHBA-të. Ajo ka shumë eksperiencë dhe ndihem shumë mirë që ajo është shefe e misionit afatgjatë të vëzhguesve. Për sa u përket skenarëve të vështirë mundësitë e një ngërçi interpretime të ndryshme mbi ligjet dhe si ndiqen rregullat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe përsëri mbetemi te problemi me KQZ-në. Kemi dëgjuar ambasadorin Sekui që zhvillimi dhe sjellja e aktorëve kryesorë, institucioneve aftësia për të parë një interes më të gjorë në të mirën e vendit është vërtet kryesorja dhe në SHBA do ta shohim aktorët institucionet që të nxisin lojën e tyre që të veprojnë në përputhje me ligjin. që të mos ndërmarrin vendime kapriçoze, flasim për skenar të vështirë kjo është njëra prej tyre. Një shqetësim tjetër ka lidhje me dhunën, kemi parë nga kjo në fushatë. Burimet, shkaqet e dhunës, janë të vështira për tu vlerësuar ndonjëherë, dhe nëse një veprim i dhunshëm, siç ndodhi në Fier disa ditë më parë, nëse ndodh gjatë fushatës, njerëzit thonë që kjo ka lidhje me zgjedhjet. Por, një studim i historisë në tregon se veprimet të cilat ndodhin, që njerëzit përpiqen të zgjidhin mosmarrëveshjet gjatë zgjedhjeve, nuk do të thotë një mënyrë e mirë në këtë formë. Populli shqiptar meriton që të ketë një proces zgjedhor të qetë dhe kjo madje është përpara se të nxirret rezultati i votimeve. Për sa i përket rezultatit të votimit, nëse do të ishte shumë pranë, pasioni do të jetë shumë i lartë, kemi parë në vitin 2011 që të dy palët shpallën fitoren dhe kjo çoi më pas në pritjet. Kështu që, do t’i nxisnim njerëzit që t’i marrin gjërat me të qetë dhe në mënyrë të drejtë dhe gjithashtu, sa u përket udhëheqësve të partive dhe Presidentit të Republikës, që duhet të jetë shumë i qartë se cilat janë pritshmëritë e tij. Ai është një person bipartizan, Presidenti Nishani është njeri i nderuar dhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij politike në PD dhe kjo nuk është një gjë që t’i vijë turp, apo të shpjegohet, por kjo është në të shkuarën. Tani është president dhe nëse janë gjyqtarët që janë anëtarët të Kolegjit Zgjedhor, të KQZ-së, të gjitha institucionet duhet të rrisin rolin e tyre në interes të vendit.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





