DURRES, 13 qershor 2013 – Skuadra durrsake e Rilindjes ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mjekët e Durrësit. Në këtë takim kanë marrë pjesë mjekë, infermierë, farmacistë e stomatologë nga më të njohurit e Durrësit të cilët janë njohur me programin e PS për të rilindur sistemin shëndetësor me anë të programit të Rilindjes.
Në këtë takim pjesëtarët e skuadrës durrsake të Rilindjes Blendi Klosi, Klodiana Spahiu dhe Ilir Beqaj kanë bashkëbiseduar me të pranishmit rreth problematikave aktuale të sistemit shëndetësor si dhe kanë njohur të pranishmit me programin e PS-së për të rilindur sistemin shëndetësor.
Klodiana Spahiu ka pasqyruar fillimisht problematikat që paraqet sot sistemi shëndeësor e më pas së bashku me Ilir Beqaj e Blendi Klosin kanë prezantuar programin e Rilindjes për këtë sektor:
“Problematikat kryesore të shërbimit shëndetësor sot janë aksesi i mangët i qytetarëve shqiptarë për shërbim shëndetësor (1/5 e territorit pa shërbim), cilësia e dobët e shërbimit shëndetësor publik e reflektuar me pakënaqesinë e qytetarëve, efiçiencë e ulët e shërbimit shëndetësor publik pra prodhohet pak shëndet, financim i dobët i shërbimit shëndetësor, menaxhimi primitiv, centralizim, dështim në menaxhimin institucional, dështim në menaxhimin e burimeve njerëzore etj. Në cdo 100 lekë që shpenzohen për shëndetësinë 60 lekë paguhen drejtpërdrejt nga qytetarët, 33 lekë paguhen nga taksimi i përgjithshëm dhe vetëm 7 lekë paguhen nga sigurimet shëndetësore. Sistemi i kontributeve arrin të financojë vetëm 7 %(nga 800 milion dollarë në vit kujdes shëndetësor), 60 % të shpenzimeve për shëndetin sot përballohen nga xhepat e qytetarëve, kryesisht të pasiguruar të cilët sot paguajnë 5 herë më shumë.
Gjithsej 470 mijë persona që kontribojnë (16% e shqiptarëve për 18 vjet domethënë që ky sistem nuk ka themele) dhe situatë dramatike është në fshat ku jeton 46% e popullit dhe kontribojnë 50 mijë vetë. Sistemi ynë shëndetësor në bisht të Evropës(nga database i OBSH-së). Shpenzimet publike të kujdesit shëndetësor janë 2.7 në 2005, 2.7 në 2012 dhe 2.6 në 2013 kur qeveria aktuale thotë se e ka prioritet shëndetësinë! Por pas 23 qershorit kjo situatë do të ndryshojë rrënjësisht pasi PS është e vendosur që të që të ndërtojë sistemin shëndetësor kombëtar me modelin më të sukseshsëm të sistemeve shëndetësore aktuale ku do të ketë akses universal e të plotë për të gjithë shtetasit, shërbim shëndetësor me cilësi të lartë dhe në përgjigje të nevojave të pacienteve, kujdes shëndetësor cilësor e efektiv për rezultate më të mira dhe përdorim efiçent të burimeve financiare e njerëzore. Parimet bazë të sistemit të ri shëndetësor që do të ndërtohet nga qeveria me kryeministër Edi Ramën janë mbrojtja e dinjitetit njerëzor, barazia në dhënien e shërbimit shëndetësor, mbrojtja dhe promocioni i shëndetit, solidariteti me njerëzit më vulnerabel, eficiença dhe kosto – efektiviteti në sistemin shëndetësor.
Zotimet e PS për të rilindur sistemin shëndetësor në bazë të programit të Rilindjes janë kujdes shëndetësor me mbulim universal; shërbim shëndetësor falas sipas nevojës për të gjithë shtetasit me banim të përhershëm në Shqipëri, përdorim efiçient i burimeve financiare dhe njerëzore, ngritje e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar që do të jetë blerësi i shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe do ta ofrojë pa pagesë për të gjithë qytetarët, financim i plotë dhe i qëndrueshëm i sistemit shëndetësor kryesisht nëpërmjet taksimit të përgjithshëm të popullsisë, metodë financimi që ul burokracinë dhe shpenzimet e panevojshme adiministrative, ridimensionim i mjekut të familjes, heqja e TVSH 10 % në shërbime dhe ilaçe, ulja e çmimit të shitjes së barnave (i njëjtë me vendin e origjinës), fillimi i 2014 do të ofrohet falas kontroll mjekësor i përvitshëm për grupmoshat e rrezikuara nga sëmundje që janë shtuar ndjeshëm, ristrukturim i Shërbimit të urgjencës mjekësore, analiza të përgjithshme vjetore për parandalimin e sëmundjeve të rënda, rritje e aksesit në shërbimin dentar dhe farmaceutik dhe përpunim rrënjësor i legjislacionit farmaceutik, krijimi i spitaleve publike autonome të drejtuara nga borde spitalore, përmirësimi i partneritetit shërbim publik-shërbim privat, krijimi i një klime të re besimi midis personelit mjekësor dhe publikut.”
Në këtë takim të tre pjesëtarët e skuadrës durrsake të Rilindjes kanë bashkëbiseduar me mjekët e ftuar të cilët pasi janë njohur me programin e Rilindjes i kanë dhënë atij mbështetje të plotë duke e konsideruar si rrugën e vetme të rimëkëmbjes së sistemit shëndetësor në Shqipëri.





