TIRANË, 13 qershor 2013 – Pas 6 goditjeve në Elbasan më 12 qershor 2013, tani lëkundjet sizmike janë zhvendosur në veri të vendit, në zonën minerare të Mirditës.

Sikurse njofton Rrjeti Sizmologjik Shqiptar, më 13 qershor 2013, ora 7:3:48 sipas kohës së Shqipërisë (5:3:48 GMT etiketa për versionin ndërkombëtar, shih figurën 1, pika e kuqe), është regjistruar një tërmet i vogël më forcë M=2.3, në thellësinë 6.9 km.

Ngjarja sizmike u lokalizua në largësi 8 km në vijë ajrore në veri të qytetit të Kurbneshit, koordinatat 41.84°N, 20.08°E (shih figurën 2, shigjeta e gjelbër).

Nuk raportohen viktima apo dëme materiale.

Info/Kurbneshi përfshihen në komunën e Selitës në nënqarkun e Mirditës, qarku i Lezhës; ka nën juridiksion fshatrat Burbnesh, Lufaj, Bardhaj, Lëkundë, Zajs, Kthellë e Sipërme, Kurbnesh Fshat, Mërkurth, Kumbull.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/