Në Shtetet e Bashkuara ka lindur një mace me dy fytyra.

Atë e ka gjetur Stephanie Durkee, e cila fillimisht nuk u kishte besuar syve të saj.

Ajo tashmë po kujdeset për macen e quajtur Duecy.

“E kanë gjetur fëmijët dhe e kanë sjellë në shtëpi duke më thënë: ‘Mami, kjo mace ka dy koka’. U thash se janë të lodhur, të çmendur dhe se kjo nuk mund të ndodhë”, ka treguar Durkee.

Duecy i takon grupit të rrallë të maceve të quajtura Janus, ndërsa është në gjendje të mirë shëndetësore.