DURRES, 12 qershor 2013 – Ekipi durrsak i Rilindjes ka zhvilluar takime të shumta me qytetarë dhe me biznese të vogla në lagjen nr.4 të Durrësit.
Ilir Beqaj, Klodiana Spahiu dhe Esmeralda Shkjau janë njohur me hallet dhe problemet e qytetarëve dhe bizneseve të vogla të kësaj zone.
Ashtu si në të gjitha lagjet e tjera të Durrësit edhe në lagjen nr. 4 kryefjala e qytetarëve ishte gjendja e rëndë ekonomike ndërkhë që bizneset e vogla kanë shfaqur të njëjtat probleme si kudo, që ndodhen në vështirësi të mëdha për shkak të krizës së rëndë ekonomike.
Në emër të ekipit durrsak të Rilindjes dhe në emër të PSSH, Ilir Beqaj ka përsëritur zotimet e PS-së për të lehtësuar biznesin dhe që do të plotësohen në sipas programit të Rilindjes pas 23 qershorit nga qeveria me kryeministër Edi Ramën:
“Ne jemi zotuar për heqjen e taksës së biznesit të vogël dhe përgjysmimin e tatimit mbi fitimin për këtë biznes por këto janë vetëm dy zotimet kryesore përsai i përket lehëtsimit të biznesit të vogël. Ne kemi marrë edhe zotime të tjera që do ti zbatojmë menjëherë pas 23 qershorit nga qeveria me kryeminisër Edi Ramën. Ne zotohemi të heqim taksën e korrupsionit. Do të clirojmë administratën tatimore nga perosnat e korruptuar. Do të krijojmë një administratë të vetme doganore dhe tatimore të qëndrueshme dhe profesionale. Ne angazhohemi se nuk do të njohim asnjë gjobë të vënë që nga data 1 mars 2013 dhe pas 23 qershorit nuk do të ketë më gjoba arbitrare dhe konkurrencë të pandershme. Ndaj biznesi të votojë numrin 29 dhe pas 23 qershorit do të marrë frymë lirisht pasi qeveria me kryeministër Edi Ramën do të zbatojë të gjitha këto zotime që ka marrë me programin e Rilindjes dhe kjo do të sjellë rilindjen e ekonomisë shqiptare dhe do të krijojë frymëmarrje për biznesin e vogël.”
Në takim e kanë marrë fjalën edhe pjesëtarët e tjerë të ekipit durrsak të Rilindjes të cilën kanë vënë theksin në rëndësinë që kanë këto zgjedhje edhe përsa i përket biznesit të vogël.
Deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se biznesi i vogël që sot ndodhet në krizë ka të vetmen shpresë për tu lehtësuar dhe për tu normalizuar votën për PS që me programin e saj të Rilindjes do ta rilindë edhe këtë sektor.





