Një grua kineze ka mbetur pa një pjesë të kursimeve të saj, pasi pjesa më e madhe e parave që ajo mbante në shtëpi ishin ngrënë nga termitet.

Siç njofton AP, një zonjë nga jugu i Kinës para disa muajsh kishte marrë nga fëmjët e saj 400.000 juanë, (rreth 65.000 dollarë).

Në vend që t’i linte në bankë, ajo i paketoi në qese plastike dhe i fshehu në vitrinën e drunjtë në shtëpi.

Gjatë muajit prill ajo hapi sirtarin për të marrë disa para, por e tmerruar ajo konstatoi se paratë ia kishin ngrënë termitet. 

Në panik e sipër ajo mori paratë, që pothuaj ishin të ngrëna tërisisht dhe shkoi në bankë me shpresë se do t’i ndërroheshin. 

Pas disa skanimeve dhe verifikimeve, banka ia doli të identifikojë rreth 54.500 dollarë, që do të thotë se për shkak të mosbesimit në bankë, ajo kishte humbur 15 për qind të kurismeve.