5-vjecari amerikan muajin e shkuar shpëtoi mrekullisht nga Tornado që gjunjëzoi ‘Oklahomën’, por fati i keq i tij donte që ai të vdiste nga qeni i miqve të familjes së tij.
Vogëlushi u sulmua nga qeni para syve të të rriturve, të cilët nuk mundën ta nxirrnin nga kthetrat e kafshës së ‘tërbuar’.
5-vjecari dhe motra e tij 2 vjeçare po luanin në kopshtin e miqve të familjes ndërkohë që prindërit e tyre po përpiqeshin ende të rikonstruktonin shtëpinë e shkatërruar nga Tornado, kur u sulmua nga qeni i racës ‘Bullmastiff’.
Pronarja e kafshës Lynn Geiling i rrëfeu hetuesve që u përpoq për të shpëtuar fëmijën 5-vjec, por nuk mundi pasi qeni i saj kishte humbur kontrollin.
Fëmija u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot.





