FIER, 12 qershor 2013 – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në orët e para të ditës së mërkurë në Fier. 

Shtetasi Marjus Hatija, 25 vjeç i cili po udhëtonte me makinën me targë AA 143 GG ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka rënë nga ura e Mbrostarit.

25-vjeçari ka humbur jetën pasi nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra. 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbardhejn e shkaqeve të aksidentit.