SHBA, 12 qershor 2013 – Një gjykatë amerikane ka dënuar me 12 vjet burg një shtetas kinez pasi ka shitur 100 milionë dollarë programe pirate amerikane.

Li Xiang është akuzuar për vjedhjen e software të 200 prodhuesve amerikane duke i shitur me gjysëm çmimi. 

Ai u arrestua në Saipan në qershor të 2011, pas një operacioni të fshehtë dhe u shpall fajtor në fillim të këtij viti.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se është hera e parë që një shtetas kinez është ndjekur në SHBA për krime të tilla.