DURRES, 11 qershor 2013 – Deputetja Klodjana Spahiu ka zhvilluar takime me shumë qytetarë si dhe me biznesin e vogël të zonës së plazhit të Durrësit.
Shqetësimi i ngritur nga qytetarët e Durrësit në këto takime ka qenë situata jashtëzakonisht e rëndë ekonomike dhe varfëria që po përjetojnë banorët e Durrësit ashtu si në të gjithë Shqipërinë.
Po kështu edhe biznesi i vogël i ka bërë të njohur problemet e tij deputetes Spahiu ku biznesmenët e vegjël deklaruan se situata e rëndë ekonomike po i çon këto biznese drejt falimentimit.
Nga ana saj Spahiu ka sqaruar të gjithë qytetarët se programi i PS-së dhe i Rilindjes do të rimëkëmbin të gjithë vendin dhe do të luftojnë varfërinë duke rilindur ekonominë e rrënuar.
Sa për biznesin e vogël Spahiu ka përsëritur zotimin e PS se qeveria me kryeministër Edi Ramën do të heqë taksën e biznesit të vogël si dhe do të përgjysmojë tatimin mbi fitimin të këtij biznesi:
“Biznesi i vogël është më krizë sepse në dyqanet e ushqimoreve listat e veresieve nga fletore janë bërë blloqe. Totali i borxheve të familjeve në dyqanet e ushqimoreve në të gjithë vendin është rreth 150 milionë Euro. Ndaj ne zotohemi që do ta lehtësojmë biznesin e vogël duke marrë disa masa. Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe do të përgjysmojmë tatimin mbi të ardhurat për biznesin e vogël. Ne zotohemi të heqim taksën e korrupsionit. Do të clirojmë administratën tatimore nga personat e korruptuar. Do të krijojmë një administratë të vetme doganore dhe tatimore të qëndrueshme dhe profesionale. Ne angazhohemi se nuk do të njohim asnjë gjobë të vënë që nga data 1 mars 2013 dhe pas 23 qershorit nuk do të ketë më gjoba arbitrare dhe konkurrencë të pandershme. Ndaj biznesi të votojë numrin 29 dhe pas 23 qershorit do të marrë frymë lirisht pasi qeveria me kryeministër Edi Ramën do të zbatojë të gjitha këto zotime që ka marrë me programin e Rilindjes dhe kjo do të sjellë rilindjen e ekonomisë shqiptare dhe do të krijojë frymëmarrje për biznesin e vogël.”
Në këto takime si qytetarët ashtu edhe biznesi i vogël kanë shprehur mbështetjen e tyre masive për skuadrën durrsake të Rilindjes dhe PS.





