TIRANE, 11 qershor 2013 – Një aksident në Kinostudio dhe një tjetër te stadiumi Dinamo

Në dy aksidente të ndodhura në Tiranës, drejtuesit e motorëve janë goditur nga automjtetet.

Ngjarjet kanë ndodhur në orët e paradites në Kinostudio dhe dhe pranë Stadiumit Selman Stërmasi.

Dy të aksidentuarit janë dërguar në gjëndje të rëndë në spitalin ushtarak, në gjëndje kritike për jetën, por në parametrat jetësorë.

Policia shoqëroi drejtuesit e dy automjeteve, ndërsa ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjeve.

Shkak sipas policisë kanë qenë manovrimet e gabuara të drejtuesve të motorrëve, ndërsa dhe automjetet kanë qenë me shpejtësi dhe nuk kanë mundur të shmangin përplasjet.