TIRANE, 11 qershor 2013 – Nga analizat e ADN-së së vajzës së Florije Peçit, rezulton se, përdhunimi mund të ketë ndodhur gjatë kohës që ajo po mjekohej në Austri.
Hetimet e deritanishme të prokurorisë tregojnë se, të dyshuarit për përdhunimin e 22-vjeçares, ndodhen në Austri dhe deri tani ka disa të dyshuar.
Analizat për vajzën e sapolindur, do t’i dërgohen prokurorisë në Austri, e cila duhet të nisë hetimet për të zbuluar se cili është përdhunuesi.
Hetimi përjashton mundësinë që e plagosura e Tragjedisë së Himarës të ketë mbetur shtatzënë në Shqipëri. Florije Peçi lindi vajzë më 5 qershor.
Ajo e ka quajtur Gadiela, që sipas Florijes, do të thotë “bekim nga perëndia".





