Disa nxënës rusë u futën në laptop-in e mësuesit të tyre për të marrë përgjigjet e provimit që do të bënin së shpejti, por aty gjetën më shumë se përgjigjet.
Adoleshentët nga Rusia u ndeshën me foton e “nxehtë” të së dashurës së mësuesit, e cila kishte pozuar vetëm me të brendshme.
Brenda disa minutave, kjo foto e Natalia Molokovës gjendej në rrjetet sociale për tu parë jo vetëm nga studentët e shkollës, por nga gjithë bota.
34-vjeçarja, e cila punon gjithashtu mësuese në një shkollë tjetër nuk është kthyer më në punë nga turpi.
Mësohet se i dashuri i saj kishte harruar laptopin në klasë vetëm për disa minuta, por kohë e mjaftueshme kjo për nxënësit, të cilët kopjuan foton.





