Banesa-motor më e shtrenjtë në botë ka dalë në shitje në Dubai, e bërë prej ari solid dhe me një vlerë prej plot 2.000.000 paund.
Ka hapësirën e një pallati vjen e plotë me një dhomë gjumi kolosale, TV, on-board bar dhe madje edhe me një tarracë të vetën.
Por pjesa më mbresëlënëse e luksit është ‘Lounge Sky’ që me shtypjen e një butoni të serviret një bar koktej, ngrohje nga poshtë dhe ndriçim ekstravagant i mermertë.
Suksesi i automjetit ka qenë një hit në mesin e të pasurve sheikë arabë.
Shtëpia me të cilën mund të udhëtosh në një ditë nëpër shkretëtirën e Lindjes së Mesme.
Edhe pse automjeti është në një ngjyrë ari mahnitës, ai gjithashtu është i përfshirë nga ngjyra e bardhë.
Mjeti privat mbi rrota është projektuar për t'u përdorur nga familjet e pasura të biznesmenëve, në udhëtimet e tyre rrugore apo turnetë e superstarëve globalë.





