TIRANË, 11 qershor 2013 –Në mëngjesin e 11 qershorit 2013, ora 4:2:39, sipas orës së Shqipërisë (02:02:39 GMT në etiketën e hartës për versionin ndërkombëtar që jep Rrjeti Sizmologjik Shqiptar), janë regjistruar lëkundje tërmeti me forcë M=2.4, epiqendra në thellësinë 7 km.
Ngjarja sizmike është lokalizuar në largësinë në vijë ajrore 9 km juglindje të qytetit të Elbasanit, koordinatat 41.05°N, 20.21°E, (zona Shushicë-Gjinar).
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





