Një shtetas kinez ka postuar fotografi që tregojnë se ai mban një UFO të mbyllur në një frigorifer.
Kinezi tregon se, para disa kohësh u bë dëshmitar i një aksidenti, ku një UFO u përplas shumë afër me oborrin e tij. Imazhet kanë bërë xhiro në rrjetet sociale dhe janë nga më të komentuarat.
Li thotë se ai pa një formacion UFOsh të fluturonin natën përmbi Lumin e Verdhë në provincën Binzhou Shangdong. Një nga UFO-t u përplas në tokë dhe ai gjeti trupin e pajetë të një ‘alieni’.
Ai e mori trupin e tij dhe e vendosi në frigorifer.
Policia kineze ka thënë se alieni është irremë, dhe se bëhet fjalë për një skulpturë të punuar me një lloj gome elastike.





