JERUZALEM, 11 qershor 2013 – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hedh poshtë kushtet e paraqitura nga Autoriteti palestinez për tu kthyer në tryezën e bisedimeve .
Sipas tij parakushtet palestineze për bisedimet e paqes paraqesin kthim prapa në negociatat me.
"Për mua vendosja e parakushteve është një pengesë e pakapërcyeshme", deklaroi kryeministri Netanyahu para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Mbrojtjen.
Palestinezët kanë bërë të ditur se do të kthehen në tryezën e negociatave për rifillimin e dialogut të paqes, vetëm nëse Izraeli ndalon së ndërtuari tokën, që ata e duan për shtetin e tyre të ardhshëm dhe nëse shteti hebre bie dakort për të negociuar mbi bazën e kufijve që ekzistonin para luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.
Izraeli kërkon bisedime "pa parakushte" dhe publikisht refuzon të ngrijë ndërtimin e vendbanimeve.





