TIRANE, 10 qershor 2013 – Jehona e dy rezultateve radhazi pozitive me Norvegjinë dhe mbi të gjitha klasifikimi i Shqipërisë në vendin e 38-të në renditjen e FIFA-s ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të kuqezinjve, që gjithsesi në tregun e madh botëror të shitblerjeve të futbollistëve zënë një vend modest.
Duke u bazuar te shifrat e publikuara nga uebsajti i specializuar gjerman Transfermarkt, vlera totale e Kombëtares shqiptare arrin 31 milionë euro.
Në këtë listë janë përfshirë 34 lojtarë që De Biazi i ka në listën e tij.
Lorik Cana mbetet lojtari i kombëtares shqiptare me vlerën më të lartë të kartonit, që kap shifrën 3.3 milionë euro. Pas tij vijnë Ujkani me 3 milionë euro, Mavraj 2.25 milionë, Dallku 1.5, Abrashi 1.25 milionë, më pas Salihi dhe Elis Bakaj me 1.1 milionë euro.





