Një punonjës banke në Gjermani e ka zënë për një moment gjumi mbi butonin “2″ të tastierës së kompjuterit duke shndërruar një transfertë prej 62 eurosh në mbi 222 milionë.
Me vendim të një gjykate gjermane, kolegia e tij është pushuar nga puna sepse nuk e ka vënë re.
Punonjësja e pushuar, e punësuar në bankë që prej vitit 1986 me detyrën e kontrollimit të transfertave bankare, u është drejtuar organeve të drejtësisë në lidhje me pushimin e saj nga puna.
Punëdhënësi e pushoi, sepse ajo nuk e vuri re kolegun që kreu transfertën prej 222 222 222,22 eurosh.
“Kolegun, që nuk ishte përgjegjës për kontrollimin e transfertave bankare, e zuri gjumi mbi butonin ’2′ të tastierës”, – citoi gjykata rajonale e punës në Hessen në një deklaratë për shtyp.
Gjykata urdhëroi rikthimin në punë të punonjësit të pushuar padrejtësisht.





