DURRES, 10 qershor 2013 – Kandidatët demokratë Halimi, Cara, Myderrizi e Çeka marrin pjesë në shpërndarjen e çertifikatave të kursantëve që ndoqën kursin e kuzhinës pranë Qendrës Publike të Formimit Profesional
Sipas zëdhënësit të selisë blu, kursantët që përfunduan kursin 4-mujor të kuzhinës pranë Qendrës Publike të Formimit Profesional në Durrës kanë marrë sot çertifikatat, por edhe janë sistemuar me punë në hotelet e restorante të ndryshme, kryesisht të zonës bregdetare turistike. Ministri i drejtësisë Eduard Halimi, i cili kryeson listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, tha se:
“Formimi i vazhdueshëm profesional i punëkërkuesve është një nga drejtimet e rëndësishme të punës së qeverisë së kryeministrit Berisha për të rritur punësimin, veçanërisht punësimin e të rinjve.”
“Rajoni i Durrësit ka potenciale të mëdha në drejtim të turizmit, potenciale të cilat ofrojnë mundësi për zhvillimin e biznesit dhe shtimin e vendeve të punës, – tha Eduard Halimi. – Në vitin 2005, vendi u vizitua vetëm nga afro 400 mijë turistë, ndërsa në vitin 2012 numri arriti në 4,7 milionë. Rritja e numrit të turistëve ka ardhur si rrjedhojë e punës së qeverisë së Partisë Demokratike dhe objektivi ynë gjatë mandatit të ardhshëm është që numri i turistëve të arrijë në 7 milionë. Dhe, patjetër, turistët kanë nevojë për shërbime, mes tyre edhe për kuzhinën.”
Duke u ndalur në lidhjet dhe ndikimin që ka turizmi në gjithë ekonominë e vendit, Eduard Halimi tha se:
“Formimi i vazhdueshëm profesional i njerëzve shkon paralel me nevojën e biznesit për punonjës të specializuar.” “Kjo është edhe arsyeja që ju, me përfundimin e këtij kursi të kuzhinës, keni gjetur menjëherë punë, – u tha Eduard Halimi kursantëve të sapodiplomuar. – Kjo është edhe arsyeja që Partria Demokratike e sheh me përparësi si zgjerimin e arsimit profesional, ashtu edhe formimin e vazhdueshëm profesional, si një rrugë e mirë drejt punësimit të sigurtë.”
Teksa preku edhe premtimin për vendet e reja të punës, kandidati Eduard Halimi tha se:
“Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha kanë planin e qartë për punësim.” “Alternativa jonë e punësimit nuk është thjesht premtim, si ato që bën Rama duke qëndruar në autobuz, – tha Eduard Halimi. – Ai premton, por nuk thotë asgjë se si do t’i realizojë ato. Ndërsa kryeministri Berisha ka platformën e qartë. Taksat e ulëta, incentivat e tjera për biznesin kur ata punësojonë të rinjtë, thithja e investimeve të huaja, zgjerimi i arsimit dhe i formimit profesional janë rrugët që do t’i garantojnë çdo njeriu një vend pune dhe pagë të mirë.”
Në ndarjen e diplomave të kursit të kuzhinës, krahas ministrit të drejtësisë Eduard Halimi, ishin të pranishëm edhe kandidatët e tjerë demokratë: Igli Cara, Kseanela Myderrizi dhe Mirlinda Çeka.
Gjatë vitit të kaluar, pranë Qendrës Publike të Formimit Profesional në Durrës janë kualifikuar afro 1 300 persona në kurset e rrobaqepësisë, të elektro-mekanikës, të instalimit dhe riparimit të paneleve diellore, kuzhinës, etj.





