ALASKA, 10 qershor 2013 – Nga Karaibet në Alaskë, kishte luajtur për mrekulli pranë yllit të Hollivudit Xhoni Dep (Johnny Depp), një pikë plus që modelja dhe aktorja shqiptare Antonetë Nikprelaj (ose Antoinette Kalaj) të marrë rolin e protoganistes në një film të ri që po xhirohet në peizazhet madhështore të shtetit të akullt.
Shtypi i specializuar amerikan njofton se Antuanetë (Antoinette) Kalaj, Xhad (Judd) Nelson, Xhonatan Benet (Jonathan Bennett) dhe Deniëll Ponikli (Daniel Ponickly) do të interpretojnë në filmin e pavarur “Mining For Ruby”.
Zoi Kuist (Zoe Quist) është regjisore e filmit dramatik me skenar të Deniëll Ponikli-t që po xhirohet në Alaskë.
Ponikli interpreton rolin e një vejani; vuan nga depresion i zgjatur; dashurohet me personazhin kryesor, Rubin, nga e merr dhe titullin filmi (interpretuar nga Kalaj), mbrojtëse e pasionuar e mjedisit; të dy përfshihen në një polemikë mbi mbeturinat helmuese.
Nelson-i do të pasqyrojë figurën e një profesori.
Kuist-i ka qene regjisore e filmit “Raw Cut”, ku ka interpretuar Ponikli.
Kalaj ka interpretuar në filmat “Riddick”, “Don Jon” dhe “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”.
Filmi po prodhohet nga kompania e Los Anxhelesit “Lock and Monkey Productions”.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





