TIRANË, 10 qershor 2013 – Një aksident me pasojë plagosjen e një 60-vjecari është shënuar mëngjesin e sotëm pranë ‘Misto Manes’ në kryeqytet.
Burime nga policia e Tiranës, bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një karrocë, duke lënë të plagosur karrocierin, Sinan Mulleti, 60-vjec.
Automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja, pas aksidentit, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital, ku mësohet se gjendje e tij shëndetësore është e rëndë.
Policia ka nisur punën për kapjen e drejtuesit të mjetit.





