DURRES, 9 qershor 2013 – Një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar në nje magazinë në afarësi të banesës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shëna-Vlash, ndërsa viktima është 60 vjeçari Bajram Gashi. 

Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvarje, e cila ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar të 60-vjeçarit.

Të afërmit e viktimës kanë deklaruar në polici, se 60-vjeçari pas ndarjes nga bashkëshortja jetonte i vetëm në fshatin Shën Vlash, ndërsa familja e tij prej disa vitesh jetonte në Itali.

Trupi i pajetë i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit rajonal, ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/