Qeveria dha 1 miliardë lekë për  kanalizimet, Dako i coi ne drejtim të paditur 

“Në 2 vitet e para të mandatit tonë të dytë, kjo lagje do të ketë rrugë të asfaltuara, sistemim të kanaleve të kullimit dhe ndriçim”- u premtoi Halimi banorëve të një prej zonave më problematike të përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

DURRES, 9 qershor 2013 – Kryetari i grupit të punës për qarkun e Durrësit Eduard Halimi ka vazhduar takimet në zonën e Plazhit.

Duke qenë një njohës i mirë i problemeve të zonës ku ka ushtruar edhe mandatin e deputetit, ai u ka premtuar banorëve të zonës shtrimin e të gjitha rrugëve të brendshme dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve.

“Qeveria shqiptare i akordoi bashkisë së Durrësit një fond prej 1 miliard lekësh, por ende sot e kësaj dite nuk e dimë se ku kanë përfunduar ato para. Pikërisht për të zgjeruar rolin tonë në investimet publike,i kam propozuar kryeministrit Berisha një ligj të ri,i cili do të na lejojë të implementojmë projekte infrastrukturore edhe kur bashkia nuk arrin të zgjidhë problemet tuaja ” – tha kreu i grupit të punës.

“Në 2 vitet e para të mandatit tonë të dytë, kjo lagje do të ketë rrugë të asfaltuara, sistemim të kanaleve të kullimit dhe ndriçim”- u premtoi Halimi banorëve të një prej zonave më problematike të përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Kryetari i grupit të punës solli në vëmendje premtimet e mbajtura të qeverisë shqiptare gjatë këtij mandati, arritjet në nivelin politik dhe realizimet në infrastrukturë. Duke qenë në një zonë ku është i zhvilluar biznesi turistik, Halimi tha se për tre muaj shtëpitë e kësaj lagjeje do të jenë hotel për pushuesit, si rezultat i përmbushjes së investimeve në infrastrukturë, të premtuara nga qeveria shqiptare në mandatin e saj të ardhshëm.

Halimi tha se plazhet publike ishin një tjetër dështim i bashkisë dhe moszbatim i vendimeve të marra në Këshillin Bashkiak, duke theksuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më në të ardhmen. Kryetari i grupit të punës u premtoi banorëvë edhe zgjidhjen përfundimtare të procesit të legalizimeve me shpërndarjen e tapive elektronike të cilat do të jenë të regjistruara në regjistrin elektronik të pronës.