DURRES, 9 qershor 2013 – Deputetja Klodiana Spahiu e shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kanë zhvilluar ditën e sotme takime të shumta me qytetarë e biznese të vogla të lagjes 15 në zonën e Spitallës.

Sipas zëdhënësit të selisë rozë, deputetja Spahiu dhe kryebashkiaku Dako kanë bashkëbiseduar me qytetarët për hallet dhe problemet e tyre si dhe me bizneset e vogla që u shprehën se rrënimi i ekonomisë ka sjellë edhe shterimin e fuqisë blerëse duke sjellë një krizë të madhe kudo.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se pas 23 qershorit do të fillojë një histori e re për Shqipërinë dhe ekonomia do të rilindë, gjë që do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe do të lehtësojë edhe bizneset që do të përfitojnë edhe lehtësira fiskale nga zbatimi i programit të Rilindjes.

Pikërisht për këtë cështje ka folur me këto biznese të vogla edhe deputetja Klodiana Spahiu që ka deklaruar se zotimi i PS-së është që qeveria me kryeministër Edi Ramën do të heqë taksën e biznesit të vogël dhe do të përgjysmojë tatimin mbi fitimin të këtij biznesi.

Banorët dhe bizneset e vogla të zonës deklaruan se shpresa e tyre e vetme për tu rimëkmëbur është programi i Rilindjes dhe qeveria socialiste ndaj vota e tyre do të jetë masivisht për PS-së.