A mund të pish alkool në një klub dhe pastaj të mendosh se mund të ngasësh makinën në atë gjendje?
Nëse mendoni se po, atëherë shikohuni në një pasqyre të tillë për të ndryshuar mendje.
Kjo është një reklamë e re e lansuar nga Qeveria e Britanisë që të “frenojë” shoferët që pinë shumë alkool.
Në këtë video shihen disa burra të cilët ndërsasa shikojnë veten në pasqyrë tmerrohen nga një kukull që godet pasqyrën nga ana tjetër.
Kjo goditje e kukullës pasqyron njerëzit që godasin xhamin e përparmë të veturës kur bëjnë aksident.
Videoja përfundon duke shfaqur burrat, të cilët ikin shpejt nga tualeti.
Të gjithë duken të traumatizuar nga kjo eksperiencë.





