Cara: Bashkia e Durrësit, jo më grante të pakushtëzuara
DURRES, 9 qershor 2013 – Igli Cara, i dyti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit, nën siglën e Partisë Demokratike, është ndalur në takimin e tij të radhës, në lagjen 10 të qytetit bregdetar.
I shoqëruar nga kandidati tjetër, Oerd Bylykbashi, ata kanë takuar banorët e një prej lagjeve të vjetra të qytetit, por edhe më problematiket.
Sipas zëdhënëses së selisë blu, kandidatët u kanë folur banorëve për përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërtimin e rrugëve nëpër lagjet e brendëshme të qytetit, duke thënë se shumë shpejt gjendja do të ndryshojë, në sajë të një nisme ligjore, e cila do të ndërmerret me vullnetin e të djathtëve.
Igli Cara ka biseduar me banorët e kësaj lagjeje për grantet e pakushtëzuara që qeveria i ka dhënë bashkisë së Durrësit.
Gjithashtu kandidatët janë njohur me problemet e banorëve të lagjes 10 dhe i kanë ftuar ata të votojnë Partinë Demokratike, duke vazhduar kështu kontratën, e cila do ta zhvillojë më tej Durrësin dhe qytetarinë e tij.





