TIRANË, 9 qershor 2013 –Fundjavë në Elbasan me lëkundje të lehta të tokës, pas së shtunës, të dielën paradite, po aty afër, mu në Shushicë, ku identifikohet ndërkombëtarisht me koordinatat.
Më 9 qershor 2013, ora 8:3:36, koha e Shqipërisë, koha 6:3:36 GMT, sipas etiketës së Rrjetit Sizmologjik Shqiptar (shih figurën 2) është regjistruar një mini-tërmet në Shqipërinë qendrore.
Lëkundjet janë ndier në distancën 5 km në vija ajrore në lindje të qytetit të Elbasanit, pikërisht në Shushicë (foto 1), që ndodhet në koordinatat 41.1°N, 20.15°E (shih shigjetën e gjelbër në figurën 3).
Epiqendra e ngjarjes sizmike ndodhej në thellësinë 12 km.
Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale për shkak të forcës së vogël M=2.5.
Info/ Shushica është qendra administrative e komunës me të njëtin emër në qarkun e Elbasanit, që përfshin 9 fshatra: Shushicë, Shelcan, Mlizë, Hajdaran, Fushë-Bull, Vasjan, Polis i Vogël, Polis Vale, Vreshtaj.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





