SHKODËR, 8 qershor 2013 – Këngëtarja e talentuar shkodrane, Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy” dhe kantautori i njohur italian, Ricardo Cocciante, kane udhëtuar sot drejt qytetit verior te Shkodrës, vendlindjes së Danit, aty ku ajo u formua dhe u rrit si këngëtare.

Në ceremoninë e organizuar në sheshin e pedonales përpara Bashkisë, krahas një numri të madh të qytetarëve shkodranë, mësuesve dhe pedagogëve të shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” ku studiuoi Elhaida etj, e pranishme ishte edhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, si dhe kandidatët e tjerë për deputetë të Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës. 

Dyshja e suksesshme në “Voice of Italy”, Dani- Cocciante, paten një ndalese në hollin Bashkisë së Shkodrës, ku edhe provuan emocione të tjera, në interpretimin e këngës së tyre nga talentet e vegjël shkodranë, ben te ditur ATSH.

Në pritjen zyrtare të organizuar në zyrën e kreut të Bashkisë, ku ishin të pranishëm edhe Kryeparlamentarja, Topalli dhe ministri i Kulturës, Visar Zhiti, kryetari Luka, pasi ka përgëzuar Elhaiden dhe maestron e saj, Cocciante, u ka dhuruar atyre disa dhurata simbolike. 

Në prononcimet e tyre për median, Elhaida dhe maestro i saj Cocciante, u shprehen tejet të emocionuar për pritjen madhështore që i bë në Shkodër.

"Më lejoni që në emër të të gjithë qytetarëve të Shkodrës t’i uroj Elhaides mirëseardhjen në qytetin e vet dhe njëkohësisht profesor Cocciantes, një falenderim të veçantë, sepse për jave te tera ka punuar jo si një artist me Elhaiden, por si një prind dhe unë besoj se ky ishte përkushtimi dhe vlerësimi më i madh që ai i bëri Elhaides. Dani eshtë në vetvete një talent, është një ndër shumë talentet që Shkodra jep vazhdimisht", u shpreh Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka.