Një qen është quajtur një hero pasi ka shpëtuar jetën e një vajze të porsalindur e cila ishte braktisur anës rrugës në një grumbull plehrash.
Kafsha e zbuloi fëmijën brenda një qese plastike në krye të rrugës në Bangkok.
Ai e mbante qesen në gojë dhe deri në shtëpinë e pronarit të tij Gumnerd Thongmak lehte me zë të lartë për të tërhequr vëmendje.Mbesa e z Gumnerd, Sudarat, 12-vjeç pasi e hapi qesen dhe gjeti brenda saj fëmijën e vogël nxitoi në spital.
Mjekët thanë se fëmija ka lindur para kohe dhe peshonte shumë pak.Prindërit e saj ende nuk dihet se kush janë por policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa stafi mjekësor po kujdeset për foshnjen.
Ajo është në gjendje të mirë, raportohet sipas mjekëve.Është fat që Pui gjeti fëmijën.
Kjo ishte një surprizë për ne, pasi kurrë Pui nuk ka sjellë asgjë në shtëpi, vetëm leh kur sheh të huaj, kur ai është jashtë tha Poomrat Thongmak, nëna e vajzës 12-vjeçare.
Që nga ky mëngjes, pesë familje kanë kontaktuar me autoritetet në shpresën për ta adoptuar fëmijën.
Të gjitha familjet ka ndodhur që të jenë pronarë qensh. Banorët e zonës thanë Pui rregullisht bredh lagje dhe është në rolin e një mbikqyrësi të komunitetit.
Veprimet heroike të qenit janë vlereësuar edhe me një jakë lëkure dhe një medalje nga Rua Tha Kryqit të Kuq të qarkut.





