Haska e ka quajtur fustanin e nusërisë e punuar nga duart e saj me letra higjenike, " Beautiful Swan".

Me një kapelë mbi kokë, ajo ngjason si Lady Gaga, por Haska e ka bërë këtë veshje me idenë e ngjasimit me një mjelmë.

Ajo ka përdorur 16 ruleta “Charmin” ultra të buta.

Kur njerëzit janë në gjendje të krijojnë gjëra të bukura nga materialet e çuditshme, kjo tregon iniciativë, talent dhe një dëshirë të madhe krijimtarie.

Fituesja e viti 2013-të  në konkursin “Charmin” është shqiptarja Mimoza Haska, e cila jeton në  Karolinën e Jugut.

Ajo ka fituar një çmim prej 2,000 $.

Le të jetë ky xhest  një mësim për ju që nuk doni të shpenzoni shumë para për dasmën tuaj.

Ju duhen shumë para për të blerë një fustan nusërie, kjo është një mënyrë e mire për t’i kursyer ato.

Porosisni veshjen tuaj të dasmës e bërë vetëm me letra higjenike. Por, vetëm nëse jetoni në një zonë pa shi.