GREQI, 8 qershor 2013 – Ditën e martë një vogëlush 6-vjeçar shqiptar u largua nga shtëpia e tij në Ovrias të qytetit të Patras në Greqi, pasi nuk duronte dot dhunën që i ati ushtronte mbi të.
I vogli u gjet pas dy ditësh nga një prift i zonës, poshtë një ure, i rraskapitur nga lodhja, nga uria dhe duke qarë i frikësuar.
Fëmija iu shmang pyetjeve të priftit dhe ky i fundit njoftoi policinë, e cila e mori nën kujdes.
Mësohet se 6 vjeçari është një nga gjashtë fëmijët e familjes shqiptare, që jeton në kushte të vështira.
Policia identifikoi prindërit e fëmijës, ndërsa rasti u rekomandua tek punonjësit socialë.
Banorët e zonës thonë se babai i djalit të vogël ushtron vazhdimisht dhunë mbi fëmijët e tij.





