Për fansat që kanë marrë pjesë në një shfaqje të Rihanës në vitin 2011, ky duket se do të mbetet spektakli më i pa harruar i tyre.

Pamjet kanë dalë në dritë vetëm 2 vite më pas.

Një fans i saj ka hedhur në youtube videon ku këngëtarja bën skena mjaft provokuese.

Rihanna njihet për kërcimet e saj të nxehta në skenë dhe pjesë e këtyre është edhe rituali “lap dance” me një të përzgjedhur mes mijëra fansave të pranishëm në koncertet e saj.

Të përzgjedhurit me fat janë të shumtë dhe filmimet amatore që qarkullojnë në internet gjithashtu.

Por më poshtë, në një video që qarkullon në Youtube, e postuar së fundmi, jepet një përmbledhje e kërcimeve më “të nxehta” të këngëtares nga Barbadosi.

Mediat kank reaguar pas postimit të videos duke e cilësuar atë si një këngëtare të zakonshme të klubeve të natës, që është gati të japë gjithçka për të kënaqur fansat e saj.