Ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 ndeshja e vlefshme për kualifikimet në Botërorin Brazil 2014 mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.
Nën një entuziazëm të jashtëzakonshëm me stadiumin ‘Qemal Stafa’ të tejmbushur me tifozë kuqezi është zhvilluar ndeshja shumë e rëndësishme për fatin e kombëtares sonë në evenimentin më të madh të futbollit, Kampionati Botëror Brazil 2014. Në minutën e 15-të Shqipëria ka një rast shumë të mirë, kur një krosim në zonë nga Valdet Rama nuk goditet siç duhet nga Hamdi Salihi.
Në minutën e 41-të vjen momenti i shumëpritur. Valdet Rama merr një top i vetëm dhe shënon një gol spektakolar, duke gjetur qoshen e portës, aty ku nuk arrinte portieri norvegjez.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Shqipërinë, ndërkohë që në minutat e fundit të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 86-të, Norvegjia shënon golin e barazimit nga një pasim që vjen nga këndorja. Norvegjezi Tom Hogli, barazon rezultatin me një goditje me kokë.
PERFUNDON TAKIMI! Pas 4 minutash shtese, arbitri skocez mbyll ndeshjen mes Shqiperise dhe Norvegjise me rezultatin 1-1





