E keni pyetur veten ndonjëherë se kush është femra më e fortë në botë?!
Ja përgjigja, quhet Varya Akulova, është vetëm 21 vjeç dhe quhet nga të gjithë ‘vajza Herkul’.
Është ukrainase dhe mendoni se kur ka qenë vetëm 8 vjeç, dhe pse peshonte vetëm 40 kg arrinte te ngrinte 100 kg.
Sot, arrin të ngrejë më shumë se 300kg.
Për shkak të cilësive të saj të jashtëzakonshme, është vlerësuar si vajza më e fortë në botë, nga Guiness Record.
Është hera e dytë që i jepet ky çmim, pavarësisht se muskujt e saj nuk e tregojnë këtë forcë.
Sipas saj, forca e saj ndodhet në tendinat e saj dhe në vullnet.
Ëndrra e saj është të kalojë peshën e 100 kileve dhe të arrijë gjatësinë 1,90 m, pikërisht si babai, për të qenë dhe më e fortë.
Vjen nga një familje e varfër, që fatkeqësisht është në gjendje t’i ofroje vetëm ushqim dhe mallrat e nevojshme për të mbijetuar.
Kur ishte e vogël, edhe Discovery Channel, i kushtoi një dokumentar, duke e titulluar si vajza më e fortë në botë.
Por ajo edhe studion, sepse e quan thelbësore për rritjen e saj.
Për të ndihmuar familjen ekonomikisht, interpreton në cirk dhe praktikon sporte si kick boxing, boks, artet marciale apo aktivitete si magjira, mundje dhe skatebording.





