Një grua që jeton në Riçmond të Londrës ka rikonstruktuar shtëpinë e saj vetëm për të bërë xheloz fqinjët.
Së bashku me burrin e saj, ajo ka shpenzuar katër vite kursime për të ndërtuar shtëpinë e re.
“Kur vështroj shëtitjen e fqinjit, teksa kalon nga shtëpia ime, gjithmonë buzëqesh. Pse? Sepse unë mund të them se ata janë xheloze.”, -shprehet Debi Marko.
"Unë e di që fqinjët e mi do të jenë duke vërejtur përmirësimet e fundit të kushtueshme për 4 dhomat tona të gjumit dhe teksa do të më pyesin se sa kam shpenzuar për restaurimin e saj, pasi dhe ata do të duan të bëjnë ndryshime në shtëpitë e tyre, unë do të përgjigjem me inferioritet. Përgjigja? Jo më tepër se 200 mijë paund."- tregon ajo e lumtur.





