Dako: Fitorja e madhe që do të sjellë rritjen e cilësisë së jetës së çdo qytetari, duhet të fillojë nga Durrësi

DURRES, 7 qershor 2013 – Deputetja Klodjana Spahiu ka zhvilluar ditën e djeshme një takim entuziast në një shesh të tejmbushur me banorët e lagjes 18 të Durrësit.

Në takim merrnin pjesë edhe kryebashkiaku i Durrësit dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë së PSSH Vangjush Dako, kryetarja e forumit të gruas socialiste të rrethit të Durrësit Alda Kushi si dhe kreu i PS të qytetit Durrës Alfred Mullaraj.

Në fjalën e saj deputetja Spahiu ka theksuar se vetëm me votën për Edi Ramën kryeministër dhe për programin e Rilindjes vendi do të rimëkmëbet dhe ekonomia do të rilindë.

Deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se të gjithë bashkë duhet të votojmë në 23 qershor për të ardhmen e Durrësit dhe të gjithë vendit dhe për tu shkëputur njëherë e mirë nga kjo qeveri që ka rrënuar shqiptarët. 

Sipas zëdhënësit të selisë rozë, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili ka përshëndetur në këtë takim madhështor deklaroi se nga Durrësi duhet të fillojë fitorja e madhe që do të sjellë rritjen e cilësisë së jetës së çdo qytetari dhe kjo mund të ndodhë vetëm duke votuar PS-në sepse vetëm me programin e Rilindjes mund të rilindë i gjithë vendi dhe Shqipëria të lërë pas rrënimin dhe të futet në rrugën e zhvillimit dhe të vrapojë drejt ëndrrës evropiane.

Banorët e lagjes 18 me thirrjet e tyre entuziaste kanë shprehur bindjen në fitoren e thellë të së majtës në 23 qershor ditë në të cilën do të nisë edhe rilindja e vendit me qeverinë socialiste me Edi Ramën kryemnistër.