Një femër amerikane ka sjellë në jetë fëmijën e saj pas dy orëve të vrapimit stërvitor.

Por, ajo nuk e kishte idenë më të vogël se ishte shtatzënë.

Trish Staine, 33 vjecarja nga Duluthi i Minnesoatas, e cila po stërvitej për gjysmë-maratonë, ka menduar se dhimbjet e saj kanë qenë për shkak të stërvitjeve që po bën për gjysmë-maratonën e këtij muaji.

Sidoqoftë, nëna e tre fëmijëve thotë se ajo nuk ka shtuar në peshë dhe nuk ka ndjerë lëvizje të fetusit, ndërsa bashkëshorti i saj kishte hequr testikujt kohë më parë.

Pasi dhimbjet u përkeqësuan ajo u dërgua në spital për një kontroll dhe asaj i ishte thënë se po priste një fëmijë.

“Unë thash: ‘Jo, jo, kjo është e pamundur”, theksoi Mrs. Staine. “Unë definitivisht kam menduar se kam përfunduar së linduri fëmijë”.

Ajo menjëherë u dërgua në sallën për lindje dhe ajo që pa ishte një vajzë, fëmija i katërt i saj.

“Ai është ende i shokuar. Të gjithë po e urojnë”, shtoi zonja Stain.

Zoti dhe zonja Stain e kanë quajtur vajzën e tyre Mira, shkurtesën e fjalës angleze miracle, që në shqip do të thotë mrekulli.