DURRES, 6 qershor 2013 – Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka përuruar një kuartall të sapo rikonstruktuar në lagjen numër-6 të Durrësit.

Fillimisht ai është takuar dhe ka bashkëbiseduar me banorët e zonës, të cilët i kanë shprehur atij kënaqësinë që tashmë kanë një hapësirë të asfaltuar përpara pallteve dhe banesave të tyre, gjë që i ka lehtësuar mjaft banorët e zonës.

Kjo hapësirë midis pallateve në lagjen numër-6 të Durrësit pranë rrugës "AleksanderGoga" është rikonstruktuar dhe asfaltuar me fondet e Bashksië së Durrësit dhe ishte një premtim që i është bërë banorëve të zonës nga kryebashkiaku Dako dhe që u konkretizua me rokonstruksionin dhe asfaltimin e këtij kuartalli.

Edhe pse Bashkia e Durrësit përjeton një situatë mjaft të vështirë, përsa i përket mungesës së dhënies së fondeve nga ana e qeverisë si dhe me bllokimin e këshilltarëve të djathtë në këshillin bashkiak, ajo ka vijuar punën në të mirë të qytetarëve duke kryer edhe këtë asfaltim kuartalli në lagjen numër-6 të Durrësit.