ELBASAN, 6 qershor 2013 – Kryeministri Sali Berisha premtoi sot për dhënien e rrogës së 13-të për të gjithë punonjësit e administratës.
Sipas Berishës, dhënia e pagës së 13-të do të nisë nga dhjetori i këtij viti.
Deklarata u bë gjatë përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Mollas-Selitë Frashër si dhe në inagurimin e fillimit të punimeve të rrugës Mollas-Qender-Lagjia e Gineve ku shefi i qeverisë përmendi dhe rritjen e pensioneve.
“Ne do ju mbrojmë ju sic ju kemi mbrojtur deri sot. Por ne nga ana tjetër për të përballuar sfidën kemi dyfishuar pensionet në fshat dhe kemi rritur pensionet në qytet dhe rrogat, do të rrisim rrogat”- ka premtuar Berisha gjate fjales para banoreve.
Berisha akuzoi si rrenuese alternativen e PS-së për heqjen e tvsh.
“Alternativa tjetër ndiqeni me vëmendjen, ajo është që qumështi i lopës tënde që e mban me mundim të bëhet i pavlerë se shoku i autobusit thotë unë do heq TVSH për qumështin, mor shok i autobusit, nëse e bën këtë fermerët, do vijnë plot qumësht drejt vendit se ata e subvencionojnë 3.5 euro ditën lopën, vetëm me skemën e qeverisë ne subvencionojmë 35 mijë lopë race, që do të bëhen të pavlefshme, cfarë do të ndodhë me grurin, gruri do vijë pa TVSH me një çmim shumë më të ulët, juaji do të kalbet në fushë. Do heqë tvsh për miellin, por punëtorët e fabrikave që punojnë çfarë do bëjnë për të mbajtur familjet. Për vajin e ullirit. Shoku i autobusit ishte në Berat dhe u tha se u ngelën ullinjtë pa shitur. Por nëse ne heqim TVSH për vajin e ullinjve, me Italinë gjigande fqinj e Greqinë dhe Spanjën, në Shqipëri do vijë vaji pa tvsh në Shqipëri dhe ne do të mbetemi pa vajin tonë e pa punë. Por jo kjo nuk do ndodhë se ne ju mbrojmë sic kemi bërë deri më sot”- tha Berisha.





