TIRANE, 6 qershor 2013 – Kreu i FRD-së, Bamir Topi akuzoi sot liderët e dy partive të mëdha për mashtrim të shqiptarëve, duke mos u ndalur në esencën e programit që prezantojnë, por duke helmuar shoqërinë me batuta. 

“Këta kanë marrë të drejtën ekskluzive për të qenë të drejtë specialistë. Mashtrojnë, mashtrojnë. Partitë politike duhet ti qëndrojnë besnikë programit, lideri duhet të thotë esencën, këta e marrin mikrofonin nga mëngjesi deri në 2 të natës, po e helmojnë shoqërinë me batuta, janë të çorientuar”- tha Topi. 

Sipas tij, dy liderët po e ushqejnë me zor me politikë edhe ata që nuk janë të interesuar të merren me politikë.

“Kjo është një politikë shumë agresive”- tha ai.