Para ardhjes se stine se veres, eshte e keshillueshme te pergatisni lekuren per te marre rrezet e para.
Kjo mund te arrihet nepermjet nje diete te pershtatshme. Ja ushqimet qe duhet te privilegjoni:
Vajrat vegjetale
Vajrat bimore permbajne vitamine E, e cila zvogelon stresin oksidativ te qelizave, per shkak te ekspozimit ndaj rrezeve Ultra Violet, dhe siguron mbrojtje te lekures.
Peshku
Konsumoni sidomos peshk yndyror, butak (karkaleca, karavidhe) dhe fruta deti. Ato mbrojne lekuren tone nga rrezet UV te demshme me ane te kombinimit te selenit, zinkut, 2 vitaminave antioksidante C dhe E, te cilat veprojne si nje mburoje dhe realizojne riparimin e qelizave. Ketu mund te perfshihen salmoni, toni, sardelet etj.
Kajsia
Kajsite permbajne beta-karoten, nje shenje paralajmeruese e vitamines A, nje aleat per rigjenerimin e indeve te lekures.
Karrotat
Ato permbajne karoten dhe e pergatisin lekuren per ekspozimin ne diell. Ju gjithashtu mund te konsumoni brokoli, spinaq, pjeper dhe domate. Te gjitha keto perime permbajne vitamine E, vitamine C dhe veprojne si antioksidante dhe riparues te indeve.





