DURRES, 6 qershor 2013 – Tekniku i Kombëtares Xhani De Biasi e ka konsideruar si ndeshje të rëndësishme përballjen me Norvegjinë, ndërsa është shprehur se nuk është deçizive për rrugën drejt Botërorit Brazil 2014.

Në një konferencë të mbajtur për shtyp, tekniku italian theksoi se ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore, si dhe kërkoi ulje të euforisë në prag të kësaj përballjeje.

Fillimisht numri një i pankinës së kuqe mbajti një fjalim, ku theksin e vuri tek arritjet e deritanishme të skuadrës, ku nuk la pa përmendur faktin që Shqipëria ka bërë progres në klasifikimin e Fifas në vendin e 38-të në Botërorit 2014.

Këtë renditje De Biasi ia ka faturuar ekipit të kombëtares. 

"Ne po bëjmë atë çfarë është e mundur dhe më të mirën për ndeshjen e rradhës. Pikërisht për këtë ndeshje e cila nuk është decizive ne kërkojmë mbështetjen e tifozëve por edhe medias, për të ofruar përkrashjen e tyre.  Norvegjia është një skuadër e fortë fizikisht, por nga ana tjetër edhe ne kemi një kombëtare të kompletuar dhe mjaft energjike e inteligjente", tha De Biasi. 

Italiani nuk ka dëshiruar të bëjë publik formacionin sikundër ndodh gjithnjë në përballje të tilla, ndërsa ka pohuar se ka vetëm disa dilema të vogla, të cilat tha se do të zgjidhen në seancën e fundit që do të zhvillohet paraditen e nesërme.

Ndeshja do të luhet nesër orën 20;30 në stadiumin kombëtar Qemal Stafa.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/