TIRANE, 5 qershor 2013 – Një person është plagosur mbrëmjen e sotme një aksident të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, tek nënkalimi në afërsi të Doganës në kryeqytet.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se dy automjete me targa AA590AN dhe TR3393P janë përplasur me njëra-tjetrën , ndërkohë që ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





