DURRËS, 5 qershor 2013 – Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e godinës së parë të kampusit të Universitetit "Aleksandër Moisiu", në Durrës. 

“Nga 999 studente 7 vjet me pare, Universiteti i Durrësit sot numëron 14 mijë studente. nga një ndërtesë e improvizuar, sot është një nga ndërtesat më moderne.”, u shpreh kryeministri. 

Numri 1 i qeverisë tha se në një vend të liri, ku mendimi i liri gëlon në Universitete duhet të bëjmë gjithcka për cilësinë.

“Lira akademike, bashkëpunimi me sektorin privat na çojnë nga një nivel cilësor në tjetrin”, tha Berisha. 

Kryeministri Berisha hodhi poshtë dhe akuzat e kreut të opozitës Edi Rama që sipas tij i quan Universitetet ‘piramida’ 

“Të quash sot piramida universitetin e vendit është një absurditet shumë i madh. Në Universitet e vendit pa diskutim nga dobësi ,element informaliteti, po nuk janë dominuese, këto janë terciare, dhe nuk mund të hedhës djersën e të rinjve dhe të pedagogëve që me ambicien më pozitive përpiqen të kapin nivelet më të larta. Nuk mund të hedhësh poshtë përpjekjen për kampuse të tillë. Ky Universitet do të jetë diamant për Durësin” theksoi Berisha. 

“Ju uroj shumë suksese, ju garantoj se zoti rektor u gëzova kur pashë ndërtesën tjetër që ka filluar themelet, plani do zbathet dhe këtu do ndërtohet korpusi shqiptar më i mirë i vendit dhe rajonit”, përfundoi Berisha.